Mittwoch, 27. Juni 2012

Kujtim Stojku: PËRRALLAT E FËMIJËRISË

 
PËRRALLAT E FËMIJËRISË

Përrallat e fëmijërisë sëbashku me zërin e gjyshes
Dhe sot që m’kanë dalë thinjat m’ndjekin nga pas
Riza e bardhë, me furkën duke tjerrë i shkëlqenin dritat e syve
Përralla fillonte, përralla mbaronte me t’bukurin fund të saj.

Përhumbeshim pas tregimit t’magjishëm t’përrallave
Heronjëve që çanin dheun, që fluturonin si shqiponjë
Me përrallat e gjyshes shëtisnim përmes ëndrallave
Sa herë heronjtë vriteshin, ringriheshin, ata gjithmonë fitojnë.

Me këto përralla edhe sot flasim si dikur buzë oxhakut
Kalërojmë me to duke i rënë mes përmes parajsës
Përrallat e moçme përkundeshin n’gjoksin e gjyshes
Dhe sot që ka vdekur, heronjtë e saj ngrihen nga dheu e flasin.

Ata flasin vazhdimisht duke u përkundur n’djepin e lashtësisë
Përmes heronjëve që do të bëheshin heronj askush nuk e dinte
Përrallat e gjyshes ishin leksioni i parë i fëmijërisë
Përralla anë më anë dheut pa u lodhur na shpinte.

Prisnim me padurim që ajo të fillonte
Duke qenë dhe mos qenë dikur në një kohë
Qepallat na mbylleshin, përralla vazhdonte
Gjyshja është shkrirë njësh me përrallat
Bashkë me heronjtë e tyre, ajo endet nëpër botë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen